Përveçse një qëndër pedonale, sheshi Skënderbej do të ketë dhe një parking nëntokësor me kapacitet 358 vende duke i dhënë zgjidhje edhe problemit të parkimit të automjeteve në zonën e qendrës së qytetit.
Siç mund të shihni edhe nga kjo video e publikuar në Facebook nga kryebashkiaku Erion Veliaj, punimet në parkingun nëntokësor tek Sheshi Skënderbej kanë hyrë në fazën finale, ku po punohet për detajet e fundit.
Projekti parashikon që hapësira të këtij parkingu, të mund të përdoren edhe për aktivitete të ndryshme siç mund të jenë panairet.
Për herë të parë, do të instalohet edhe një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që pëdorin energji elektrike, duk e renditur Tiranës mes qyteteve më të zhvilluara që aplikojnë një projekt të tillë. /b.d