Nga Peqini, kryeministri Edi Rama ka vijuar turin elektoral me socialistët, por pavarësisht kësaj, mesa duket “fiksimi” i tij mbeten demokratët.
Rama i është drejtuar pikërisht demokratëve të thjeshtë me pyetjen se nëse i prishet rubineti i ujit, kë thërrasin ata, hidraulikun socialist, apo marangozin demokrat…
Kryeministri i ka kërkuar qytetarëve se ata duhet të kuptojnë njëherë e mirë se vota nuk mund të jetë më thjesht një çështje tifozllëku, por një detyrë që të jep pushtet për të zgjedhur qeverinë që do të bëjë punë.
“Ka sot cuna 25-30 që rrinë nëpër bingo që i kanë besu fatin Ronaldos, që i ka lënë Sala çyryk me diplomat e juridikut nga Meti i Kristalit… o burra të gjithë juristë!
3 Mijë njerëz gjetëm ne në arsimin profesional, e cfarë arsimi, shkolla e elektrikut nuk kishte asnjë poç!
27 mijë janë sot në arsimin profesional dhe sod të bëjmë çmos që edhe në këtë zonë të kemi një shkollë.
Unë dua ti them këtë gjë demokratëve, nëse ju spanohet rubineti i ujit, kemi në lagje një hidraulik socialist dhe një marangoz demokrat… ju kë merrni?
Nëse do me ik në Tironë, ai është socialist, me kë ikni, me të apo merrni karrocën e Dylit të Saliut?
Pra duhet me i gjet punën njeriut dhe jo njeriut një punë!
Kur do të zgjedhës se kush ta bo punën, nuk i thua ma nxirr teserën, por i thua më tregu icik durët… a i ke duart punëtori apo balerine?
Qeveria zgjidhet për punë, jo për tifozllik! Dhe në fund fare mos kini merak, thuajani demokratëve, se Luli nuk ngelet, as Saliu… ikën të gjithë të Saliut dhe ngeli vetëm.
E mori Luli e zhveshi nga të gjithë çupat e kupat dhe e la saliun aty vetëm si fanti spathi!
Të gjithë aty do jenë ata, por punën e bëjnë ne… ata sdinë të bëjnë punë, ose e bëjnë por prishin 7 punë të tjera!”-tha Rama.
Po normal se te mbarosh nje shkolle ne kohen e saliut ka qene me lehte se sa te pish nje kafe ne lagje. Dhe tani te gjithe me shkolle ama te pavlefshme. Sepse te gjithe juridiksa sdo gjejme pune.