Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së ndodhur në mitingun e saj ku 50 pjesëmarrës patën probleme në sy përfshi dhe kryetarin e PD Lulzim Basha.
Me anë të një deklarate për shtyp PD sqaron se nuk ka patur lëndë plasëse dhe se problemet nuk u shkaktuan as nga lënda që kishin tullumbacet që u hodhën në tubim.
“Ne lidhje me ngjarjen e mbremshme ku dhjetera simpantizante te PD raportohen te jene lenduar, nuk ka pasur asnje lende plasese. Tullumbacet nuk kane qene shkaktare pasi ato ndodheshin rreth 30 m larg dhe u larguan ne ajer. Policia po heton ngjarjen”, thuhet në deklaratën e PD.