Nga Endri Xhafo
Luli, vrasësi i PD-së!
Me bekimin e Doktorit!
Lul hollandezi, kur të humbësh zgjedhjet, a do ta japësh dorëheqjen sipas statutit të partisë? Se në korrik ke zgjedhjet për kryetar? Sigurisht që jo!
Se s’do ketë më mjaftueshëm njerëz me karakter në atë parti që të ta kërkojnë, njerëz nga ata qëndrestarët e orëve më të këqija të PD-së, të vetmit që i ndejtën afër Doktorit edhe në ’97-ën, kur bytha jote ishte akoma gjimnazist!
Apo kur Genc Pollo themelonte me Nard Ndokën PDr-në, partinë që i vodhi PD-së emrin dhe siglën, pikërisht për të rrëzuar Doktorin!
Lul hollandezi, ti tregove që je fiks një produkt sorosian, nga mënyra si e spastrove partinë!
Por Doktori, me gjoja dorën e lirë që të la për listat, tregoi se ai është mosmirënjohës!
Se ty të gjeti në kuti patatinash, si lodër plastike prodhim kinez, të vuri në krye të partisë dhe e zhbëri partinë që vetë krijoi në ’90!
Lul hollandezi, ty mor djalë nuk të duhej të fitoje zgjedhjet, ty të duhej të fitoje partinë. Por xhanëm mirë thotë Andis Harasani, erdhi koha që kryetari i PS të përcaktojë kush do të jetë kryetari i PD-së. Pikë e zezë!
Lul hollandezi, ti lë jashtë:
– Ridvan Boden
– Jozefina Topallin
– Astrit Patozin
– Majlinda Bregun
– Myqerem Tafajn
e plot të tjerë…
dhe fut në lista:
– Grida Dumën
– Klevis Fahri Balliun
– Ervin Salianjin
etj.etj.
T’u dha rasti dhe u hakmorre si legen ndaj të gjithë njerëzve të Olldashit!
Po, po, i largove të gjithë ata që mbajtën anën e Sokolit të ndjerë!
Ia “shite” Ridvanin, Myqeremin dhe Arben Imamin “veting”-ut të kryeministrit, kurse me largimin e Jozefinës, Majlidës e Astritit ti tregon se “Republika e Re” është republika e yesmen-ëve!
Lul, ti je një zhgënjim për shumëkënd!