Astrit Patozi ishte njëri prej emrave me peshë në Partinë Demokratike që nuk do të jetë deputet, pasi ai u përjashtua nga listat e kandidatëve.
Vet Patozi nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë vendim, por kolegu i tij, deputeti Ben Blushi ka shprehur keqardhje për përjashtimin e Patozit.
Ja mesazhi i Blushit:
“PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI
Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty,megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, puntorët ikën në shtëpi”, shkruan Blushi.
/a.m.