Manchester City ka bërë të ditur se ka transferuar yllin e Monacos, Bernardo Silva, i cili u shpreh tejet i lumtur që do të punojë me Pep Guardiolan.
“Jam shumë i lumtur. Të jem i sinqertë, tani jam te një ndër klubet më të mira në botë. Të jem pjesë e këtij klubi dhe të kem mundësi, është fantastike”, tha Silva.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Cityt dhe mezi pres sezonin e ri për të ndihmuar ekipin që t’i arrijmë synimet”, shtoi ai.
“I lumtur që do të punoj me Guardiolan, nëse nuk është trajneri më i miri në botë, atëherë është një ndër më të mirë në botë”, theksoi mes tjerash portugezi. /a.m.