Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka zhvilluar sot nje takim ne seline blu me kreun e PD, Lulzim Basha, per rreth 30 minuta, pasi me heret, republikanët lajmeruan se kanë marrë vendim për tu regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo pasi PR nuk ka arritur te arrije ne nje marreveshje me Bashen, per listat e kandidateve ne zgjedhje dhe PR u regjistrua në zgjedhje.
Kete e konfirmoi edhe vete Mediu per mediat pas takimit me Bashen ku tha se nuk ka marreveshje me PD.
Mediu: Pse po regjistrohemi në KQZ
Partia Republikane nuk ka një marrëveshje me Partinë Demokratike për mënyrën se si do të dalin në zgjedhje.
I kontaktuar nga Panorama kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se “deri tani nuk kemi një marrëveshje me Partinë Demokratike dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të regjistrohemi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.
Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi të PR-së, palët pritet të vazhdojnë negociatat deri në mesnatë, kur skadon edhe afati i parashikuar në marrëveshjen mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Gjate dites se djeshme kreu i demokrateve mbylli marreveshjen me Nard Ndoken i cili do te garoje ne Shkoder, nderkohe qe do te kete edhe dy kandidate ne vendet jofituese ne Tirane dhe Lezhe.
E njejta marreveshje eshte bere edhe me Dashamir Shehin, i cili do te garoje ne Tirane si dhe do te kete dy kandidate ne vendet jofituese./a.m.