Zv.kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të deputetit të kësaj force Gjovalin Kadeli.
Përmes një mesazhi në facebook, Kryemadhi shkruan se nuk do ta harrojnë kurrë.
“Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë!”, shkruian Kryemadhi në facebook.
Kadeli u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Kadeli ishte i dyti në listën e kandidatëve të LSI në Lezhë.