“O zotërinj lëruani rrugën të rinjve të pastër me shkollë dhe me përvoja suksesi. Hapni rrugën njerëzve të rinj të talentuar. Boll o njerëz, s’e kuptoni që populli është mërzit me të njëjtat fytyra!
Duan fytyra të reja! Djem e vajza të reja që rrezatojnë dije e pozitivitet! Të pakompromentuar, jo servilë, jo sahanlëpirës, të pakalcifikuar, pakonsumuar, paakuzuar! Nuk flas për kalamaj. Por me përvojë e pa konsum. Të rinj në mendje e shpirt! Boll o njerëz se e bëtë baltë. Ikni në punë private.
Shikoni punët tuaja. Jepni ndonjë ndihmë të sinqertë të korrigjoni sa mundeni mëkatet! Boll! Lëreni Kryetarin të zgjedhë ekipin që do dhe nesër t’i japim meritat e fitores ose përgjegjësitë e humbjes”, shkruan anëtari i kryesisë së PD.
Aliaj i kujton kastës së vjetër se duhet t’i jepet fund me të njëjtat fytyra dhe se fitorja e PDsë vjen vetëm përmes qarkullimit të elitave.
“Demokracia nuk është baras me ju! 27 vjet të njëjtat fytyra! Boll! S’e kuptoni që fitorja e PD dhe Shqipërisë vjen vetëm nga ripërtëritja dhe qarkullimi i elitave jo nga riciklimi i mbetjeve politike! Turp e faqe e zezë!
Në 1992 e 2005 fituam vetëm se u hapëm ndaj të rinjve! S’e mësuat akoma mësimin! Këtu fillon ndryshimi”, shkruan Aliaj.
ma.me