Policia e Vlorës ka asgjësuar 143 rrënjë kanabis, në vijim të kontrollit të territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Novoselës, shërbimet kanë konstatuar 95 bimë narkotike të llojit kanabis, të mbjella në vendin e quajtur “Vërri e Poros”, fshati Poro (pronë publike).
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mërtiraj, pranë vendit të quajtur “Përroi i Kaminave”, u gjet një parcelë me 48 bimë narkotike të llojit kanabis, të cilat dyshohet se kanë mbirë vetë përgjatë shtratit të përroit.
Policia bëri asgjësimin e tyre me shkulje dhe djegie. Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve./a.ç