BMW ka prezantuar konceptin e Serisë 8 në “Concorso d’Eleganza Villa d’Este” në Itali.
Modeli vjen si formë koncepti para debutimit zyrtar në vitin 2018. Superkoncepti vjen me dizajn fantastik dhe me ngjyrë të veçantë.
“Auto-Express” raporton se BMW Serie 8 vjen i bazuar në strukturën e njëjtë me Serinë 7, me motorin më të fuqishëm prej 6.6-litrave.
Po ashtu thuhet se linja do të ketë modelet e regjistruara nën numrat 825, 830, 835, 845 dhe 850. (b.an)