Luis Suarez do të mungojë në finales e Copa del Rey ndaj Alaves. Barcelona ka shansin ta mbyllë sezonin me një trofe, Kupën e Mbretit, të cilët në finale do të përballen me skuadrën surprizë, Alavesin.
Por, në këtë ndeshje do të mungojë sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili është lënduar në stërvitje.
Lajmi është konfirmuar nga Barcelona, që kanë bërë të ditur se ish sulmuesi i Liverpooli do të jetë jashtë fushave për së paku 15 ditë, për shkak të një problemi muskulor. Finalja mes Barcelonës e Alavesit zhvillohet me 27 maj, përgatiti “Express”. (b.an)