Reagon kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli pas vrasjes së drejtorit të OSHEE Roland Saliu dhe biznesmeni Mirvjen Hyseni në atentatin që tronditi gjithë Vlorën.
“Tepër i tronditur mësova lajmin e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën, shoku dhe miku im, Roland Saliu. Familja e tij, bashkëshortja dhe fëmijët, humbën njeriun e shtrenjtë, ne, humbëm bashkëpunëtorin e vyer, ndërkohë që komuniteti vlonjat humbi qytetarin e përkushtuar.
Largimi i parakohshëm i Landit, është një kujtesë, është mesazh për të gjithë shoqërinë, për të qenë bashkë në mbrojtjen e vlerave të jetës, për të garantuar të ardhmen e brezave, për t’i thënë ndal krimit.
U prehsh në paqe miku im”, përfundon Leli mesazhin e tij.
a.ç