Komisioni Ad Hoc për Vettingun ka filluar punë për përzgjedhjen e kandidatëve për tu bërë pjesë e komisioneve. Pjesë e këtij komisioni është edhe deputetit Flamur Noka, i cili ditën e sotme ka bërë një kërkesë të çuditshme. Noka ka kërkuar që ky komision të mos mblidhet siç mblidhet përherë paradite, por pas orës 20:00. Këtë kërkesë, deputeti demokrat e ka justifikuar me angazhimin që kanë deputetët në fushatë. Kujtojmë se opozita vetëm pak ditë më parë vendosi që bëhet pjesë e zgjedhjeve, pasi ajo ishte futur në çadër, ku kërkonte qeveria teknike.
ma.me