Policia e Elbasanit ka marrë masat për mbarëvajtjen e finales mes Kamzës dhe Lushnjës e vlefshme për Kategorinë e Parë, e cila do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në Elbasan. Dy ekipet e kanë siguruar tashmë ngjitjen në Superiore, ndërsa në ‘Elbasan Arena’ do të diskutojnë trofeun e kampionit të Kategorisë së Parë. Policia bën me dije se do bllokohen disa akse rrugore, ndërsa nuk do lejohen në stadium objekte që cenojnë sigurinë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese “K.F.Kamza” – “K.F. Lushnja” e cila do të zhvillohet më datë 26.05.2017, në orën 16:30 në Stadiumin Elbasan Arena.
Sa me sipër , në orën 14:30, të datës 26.05.2017, ju bëjmë me dije se:
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.
-Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave”
– Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rruges së Tapetave” deri tek “ Ish Konservimi”
Do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cenon rendin publik.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 200 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
- a) sende të forta,
- b) shishe (të çfarëdolloji)
- c) fishekzjarre
- d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- e) çelësa të ndryshëm
Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.
Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 26 Maj lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!/a.ç