Zbardhen detaje të reja nga atentati i mbrëmshëm në Vlorë, ku humbën jetën Drejtori i OSHEE, Roland Saliu dhe biznesmeni i njohur, Mirvjen Hyseni.
Automjeti tip BMË 320 me targa AA 348 PC, ngjyrë gri dhe me xhama të zinj, i përdorur nga autorët e krimit, rezulton i vjedhur në Durrës para 10 ditësh.
Makina është në pronësi të shtetasit I.C, i cili ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e automjetit.
Autorët e atentatit e dogjën makinën pranë nënkalimit të Panajasë, menjëherë pas krimit të përgjakshëm që u regjistrua në një zonë mjaft të populluar të Vlorës, pranë Sheshit të “Flamurit”.
Pas ekzekutimit të Saliut dhe Hysenit, autorët, të cilët dyshohen të kenë qenë tre persona, janë larguar menjëherë me automjetin tip BMW, ndërsa e kanë braktisur atë pranë fshatit Panaja, duke i vënë flakën, por automjeti është djegur vetëm nga brenda./Shqiptarja/a.m.