Pak ditë pas arestimit të një mësuesi në Tiranë për ngacmimin seksual të një nxënëseje të tij në një shkollë 9-vjeçare, një tjetër rast tronditës është shënuar në vend, këtë herë në qytetin e Beratit.
Policia ka ndaluar drejtorin e një shkolle i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse. Bëhet fjalë për shtetasin Yzedin Hajdari drejtor i një prej shkollave të mesme të Beratit. Mësohet sei ai drejtonte gjimnazin “Babë Dudë Karbunbara”
Mësohet se 59-vjeçari i ka marrë në zyrën e tij nxënëset dhe ka nisur t’i ngacmojë me fjalë fillimisht. Më pas ai ka nisur t’i prekë në vende intime dy nxënëset. Ato kanë reaguar duke kundërshtuar veprimet e mësuesit dhe e kanë denoncuar.
Pas denoncimit të bërë në polici, uniformat blu kanë bërë ndalimin e drejtorit të shkollës Yzedin Hajdari./a.m.