Pas publikimit në Emisionin “Stop” në Televizionin Klan të video skandalit se si drejtori i Cirkut Kombëtar, Kujtim Dumi përdor trupën e artistëve për aktivitete private kundrejt pagesave në euro, Ministria e Kulturës e ka pezulluar nga detyra.
Në videon e transmetuar, një nga artistët e cirkut thotë se Dumi nuk i paguan ata për aktivitetet që kryejnë jashtë cirkut.
“Nësë merresh me mua pa drejtorin jemi në rregull, pasi nëse futet drejtori i cirkut do të kërkoje më shumë dhe ne nuk do të na paguaje se do i marre për vete.”
Në kamera e fshehte shihet një qytetar, i cili takon drejtorin për një aktivitet privat, i cili do realizohej në Durrës. Gjatë bisedës, Dumi i kërkon qytetarit 700 mijë lëkë të vjetra për ta angazhuar trupën e cirkut, që përfshin, akrobatë, xhongler, klloun për aktivitetin e tij në Durrës.
Në pamjet e transmetuara duket se si qytetari e paguan në dorë drejtorin e cirkut.
Gjatë bisedës Dumi pranon se ka përdorur artistët edhe ne aktivitete te tjera jashtë institucionit që ai drejton./Tv Klan/a.m.