Ish-lojtari i përfaqësueses shqiptare dhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave, Altin Rraklli akuzohet për mashtrim për një shumë prej 150 mijë eurosh, nga prokuroria e Tiranës. Edhe pse i njoftuar për akuzën, ish-futbollisti kuqezi , nuk ka qenë i pranishëm në seancë dhe as avokatët e tij.
“Altin Rraklli i akuzuar për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda në dëm të shtetasit Ilir Nasto me shumën 150 mijë euro”, prezantoi akuzën gjyqtari Sokol Tona.
Altin Rraklli ka hequr prej disa kohësh dorë nga nënshtetësia shqiptare duke mbajtur vetëm atë gjermane.
Prokurori pas vendimit të shtyrjes së seancës për datën 7 prill, ka bërë të ditur se do të marrin edhe informacion nga sistemi TIMS, për të parë lëvizjet e Rrakllit dhe për ta njoftuar sërish nëse do të kërkojë të jetë vetë i pranishëm në seancën tjetër apo do të përfaqësohet sërish nga avokatët të cilët ka autorizuar, shkruan TCH./a.ç