Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj pas takimit që zhvilloi me drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvendosur në Policinë e Tiranës.
Demiraj po diskuton me drejtuesit e policisë së kryeqytetit për masat në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në datë 25 qershor dhe luftën kundër krimit e drogës.
Dritan Demiraj mori dje detyrën e re duke zëvendësuar Fatmir Xhafën, i cili i largua në bazë të marrëveshjes mes PD dhe PS për 6 ministra teknikë.