Gjatë ditës së djeshme në portale të ndryshme u publikua lajmi se vajza e Ministres së re të Arsimit Mirela Karabina, Megi Karabina, ka publikuar në rrjete sociale foto nudo në vaskë.
Për këtë postim ka reaguar edhe “super-mbesa” e ish-Kryeministrit, Berisha, Dasara Malltezi duke e konsideruar jo normal faktin që mund të mendohej se ishte Megi në vaskë.
“Shpirte urime per mamin, po nje gje me habiti… ose jam qerruar une e nuk shoh, ose mbase atyre qe pretendojne se qenke ti ne foto u duhen syze. Either way, nuk besoj se njerezit normal futen ne vaske me rroba,”-përfundon postimi i saj.
Ndërkohë më pas ka komentuar edhe Megi duke thënë: “Faleminderit per urimin dhe mbeshtetjen zemër ti e di me mire se une, haters gonna hate te përqafoj.”
Postimi i Dasarës është pëlqyer edhe nga partnerja e dajës së Shkëlzenit, Armina Mevlani./Gazeta Express/b.d