Rreth orës 12:30 Shqipëria u prek nga një lëkundje tërmeti.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se epiqendra ka qenë në Bulqizë, ndërsa është ndjerë edhe në qarqet e Tiranës, Dibrës dhe Elbasanit.
Ndërsa bëhet me dije se gjatë ditës së sotme ka pasur 7 lëkundje toke në Shqipëri.
Emergjenca Civile jep detajet
Sot, në ora 12:30:59, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.4 shkalla Rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 13 km Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel.
Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.
Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve.
TERMETET E DITES SE SOTME
Data: 24/05/2017
Ora: 10:30:59M=4.4Place: 13 KM ne Veri-Perendim te Bulqizes. 39 Km Veri-Lindje te Tiranes41.6° N, 20.16° EThellësia: 2 KM
Data: 24/05/2017Ora: 10:16:22M=2.9Place: 10 km VP Bulqizes41.58° N, 20.2° EThellësia: 1 KM
Data: 24/07/2015Ora: 08:50:40M=2.3Place: Vinjoll, Burrel41.58° N, 20.17° EThellësia: 1 KM
Data: 24/05/2017Ora: 08:04:50M=2.5Place: 6 km VL Bulqize41.52° N, 20.27° EThellësia: 19 KM
Data: 24/05/2017Ora: 06:39:10M=2.3Place: 9 km JL Vinjoll, Burrel41.54° N, 20.22° EThellësia: 7 KM
Data: 24/05/2017Ora: 06:08:00M=2.2Place: Vinjoll, Burrel41.6° N, 20.18° EThellësia: 1 KM
Data: 24/05/2017Ora: 02:17:24M=2Place: 10km P Ballsh.40.62° N, 19.87° EThellësia: 2.5 KM