Kontrolli i lartë iShtetit ndërpreu publikimin e raporteve të kontrollit për shkak të fushatës elektorale.
“Vendimet e kryetarit të KLSH-së mbi auditimet e ushtruara në subjekte nuk do të publikohen në web-in e institucionit gjatë periudhës elektorale që përkon me zgjedhjet e organeve legjislative për periudhën 23 maj 27 qershor 2017” thuhet në urdhrin që Kryetari i KLSH Bujar Leskaj ka lëshuar për stafin e brendshëm.
Për vitin 2016, janë audituar 37 subjekte të administratës qendrore, 51 subjekte të pushtetit vendor, 14 auditime në sistemin tatimor dhe doganor, 20 shoqëri me kapital shtetëror dhe 7 projekte me financim të huaj. Janë audituar 19 subjekte të lidhura me administrimin e pronës dhe vetëm 6 subjekte të mbrojtjes së mjedisit. Ndërsa 13 auditimet e performancës që janë realizuar gjatë vitit 2016 janë shtrirë në 106 subjekte.
Nga auditimet e realizuara gjatë vitit 2016 janë konstatuar shkelje dhe parregullsi financiare që ipërkasin periudhës objekt auditimi 2013-2016. Parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera konsideruar sidëm ekonomik në shumën totale prej 25,4 miliardë lekë, nga e cila rekomanduar për zhdëmtim në vlerën 24,7 miliardë lekë ose në masën 97% (188 milion Euro).
Janë gjetur shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në të ardhura në shumën 10,9 miliardë lekë dhe në nivelin e shpenzimeve në shumën 36,9 miliardë lekë, në një total prej 46,8 miliardë lekë (346 milion Euro).
Në total shkeljet e konstatuara kanë patur një efekt negativ për shtetin në shumën 72,3 miliardë lekë afërsisht 534 milion euro. Këtë vit KLSH ka publikuar rezultatet e auditevevetëm për 24 institucione dhe ente publike.
Monitor