Dritan Demiraj është emri që do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai ka studiuar në Shkollën e Mesme Ushtarake në vitet 1983-1987 dhe po në atë Akademi ka përfunduar edhe studimet e larta `87-`91.
Foto e mëposhtme është shkrepur në vitin 1987 dhe nga uniforma kuptohet së bëhet fjalë për vitin e parë të studimeve të larta. Gjatë këtyre studimeve, akademia mori edhe emrin “Shkolla e Lartë e Bashkuar e Oficerëve “Enver Hoxha”. /javanews/b.d