Antono Conte nuk dëshiron që Diego Costa të largohet gjatë kësaj vere nga Chelsea
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është duke planifikuar me bordin e skuadrës, një marrëveshje të re për sulmuesin spanjoll, Diego Costa.
Flitej se ai do të largohej gjatë kësaj vere, por Conte ka ndërruar mendje dhe e dëshiron atë edhe për edicionin e ardhshëm, shkruan The Sun.
Ishte folur se pas finales së FA Cup ndaj Arsenalit, Costa do të largohej nga Stamford Bridge.
Për shërbimet e tij ishin interesuar Atletico Madrid dhe disa skuadra kineze, të cilat për shërbimet e tij kishin ofruar deri në 70 milionë euro, përgatiti ”Express”. (b.an)