Një vajzë e cila mendohet se është nga Përmeti, është ngritur në këmbë në mes të autobusit që po i dërgon në Tiranë dhe po këndon një këngë me iso-polifoni për kryetarin e tyre të degës së Përmetit dhe për Lëvizjen Rinore për Integrim.
Mendohet se kjo video nuk ka shumë ditë që është realizuar dhe është filmuar gjatë kohës që të rinjtë e LRI Përmet po udhëtonin drejt kryeqytetit.