Pas marrëveshjes Rama-Basha, të shumtë janë zërat që flasin për një bashkëpunim përtej 25 Qershorit. Kjo lidhur edhe me zbutjen e toneve mes palëve. Ndërkohë, sot ka tërhequr vëmendjen një deklaratë e deputetit demokrat Edmond Spaho.
Ai ka thënë se LSI-PDIU do jenë në opozitë pas 25 Qershorit, por nuk ka përmendur PS-në.
“Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor. Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestes së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. PD ndërkombtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni. Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj. Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit”,- tha deputeti./a.m.