Klubi i Vllaznisë ka nisur të përgatisë vrullshëm ndeshjen e të shtunës me Tiranën. Rëndësia që ka ky takim ka sjellë sot një tjetër zhvillim të papritur nga Shkodra. Incidentet e shumta në vitet e fundit mes tifozëve shkodranë dhe atyre bardheblu, kanë bërë që klubi kuqeblu të marrë masa për të shmangur problemet nga ndeshja e fundit.
Neësport.al ka mësuar vetëm pak momente më parë se Vllaznia ka depozituar një shkresë zyrtare në FSHF, një në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe një pranë klubit bardheblu, me anë të se cilës kërkon që të mos lejohet asnjë tifoz bardheblu në “Loro Boriçi”.
Klubi i Vllaznisë nuk merr përsipër mbarëvajtjen e takimti me tifoz miq në stadium. Shkak për këtë kërkesë janë bërë precendentet e dhunës mes “Tirona Fanatics” dhe “Vllaznit Ultras”. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në orët në vazhdim./b.d