Ndryshimi i datës së zgjedhjeve parlamentare, nga 18 qershor në 25, ka vënë në lëvizje dhe Ministrinë e Arsimit që të spostojë një datë provimi për Maturën Shtetërore.
Mësohet se provimi i lëndëve me zgjedhje që ishte caktuar të jepej në datën 24 qershor, një ditë para zgjedhjeve, do të mbahet më 23 qershor, shkruan BW.
Ky vendim vjen pas ambientet e shkollave do të përdoren si qendra votimi dhe se duhet të jenë në dispozicion të këtij procesi 24 orë para zgjedhjeve.
Nga ana tjetër MAS pohon se ndryshimi, nuk sjell asnjë ndryshim të kushtet e provimit. /b.d