Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka konfirmuar se është anuluar fletëarresti ndaj Albin Kurtit. Ai ka thënë se kjo është një fitore e madhe politike karshi këtij procesi, transmeton KTV.
Bashkimi i këtyre njerëzve në këtë listë është bashkim për fitore. Në këtë listë e kemi aktivistin politik që ndali Zajednicën, ata në Kuvend dhe jashtë tij.
Sot pushteti i rrëzuar është tërhequr, sot është anuluar fletëarresti ndaj Kurtit. Është një fitore e madhe politike karshi këtij procesi politik”, ka thënë Ymeri gjatë prezantimit të kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë.
Beqir Kalludra, gjyqtari i rastit ka thënë për KTV-në se ky lajm është i pavërtetë. (b.an)