Koreja e Veriut ka lëshuar një video duke pretenduar se ka zbuluar komplotin për të vrarë udhëheqësin e vendit Kim Jong-un.
Pheniani zyrtar tha se “provat” e reja dëshmojnë se agjencitë amerikane të inteligjencës dhe ato të Koresë së Jugut komplotuan një plan për të vrarë Kim duke përdorur armë biokimike.
Më 5 maj, Koreja e Veriut deklaroi CIA kishte mbështetur një grup “terrorist” që të infiltrohej në vendin e izoluar në mënyrë që të kryente një sulm biokimik ndaj Kim Jong-un.
Pheniani madje kishte premtuar se do t’i përgjigjej fuqishëm planit të supozuar. raporton “International Business Times”.
Por dje, televizioni shtetëror i kontrolluar nga Kim, ka shfaqur një video që tregonte një rrëfim të supozuar të sulmuesit. Sipas videos, personi në fjalë u identifikua si Kim Song-il dhe tha u josh dhe u punësua nga armiqtë e Koresë se Veriut.
Fytyra e të dyshuarit ishte e paqartë në video,
Vrasësi i dyshuar pranon se ka diskutuar me CIA-n dhe inteligjencën e Koresë së Jugut mbi mundësinë e vrasjes së liderit suprem të Koresë së Veriut me materiale biokimike.
Megjithatë Seuli hodhi poshtë akuzat në mënyrë të drejtpërdrejtë /b.d