Kripa e përzier me piper mund të përdoret kur dhëmbi bëhet sensitiv, pasi që të dyja kanë përbërës antibakterial dhe antiinflamator.
Duhet të përzieni sasinë e njëjtë të kripës dhe piperit me disa pika ujë në mënyrë që të formohet një pastë. Vendoseni atë në dhëmbin që ju dhemb për disa minuta.
Hudhra
Hudhra gjithashtu mund të përdorët për largimin e dhimbjes së dhëmbit. Ajo përmban antibiotikë dhe përbërës të tjerë që mund ta bëjnë përdorimin e saj shumë efektiv.
Merrni një thelb hudhre të shtypur apo hudhre pluhur dhe kripë. Vendosini në dhëmbin problematik në mënyrë që të lehtësohet dhimbja.
Qepa
Qepa ka përbërje antiseptike dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në këtë rast.
Kur t’ju fillojnë këto dhimbje, përtypni qepë për disa minuta në mënyrë që ta largoni atë.
Uji me kripë
Një gotë me ujë dhe kripë mund të ndihmojë në largimin e dhimbjes.
Përzieni gjysmë luge me kripë në një gotë me ujë të nxehtë dhe përdoreni duke e shpërlarë gojën me të.
Vanilja
Vanilja gjithashtu është ndihmëse në ndaljen e dhimbjes dhe ka efekte qetësuese. Thjesht duhet zhytur një copë pambuku në ekstrakt dhe pastaj duhet vendosur në zonën ku ka dhimbje. Procesi përsëritet disa herë.
Çaj menteje
Vendosni një lugë çaji me mente në një gotë me ujë të zier dhe prisni për 20 minuta. Pasi të freskohet, përdoreni për të shpëlarë gojën.
Shurup kolle
Shurupi i kollës përmban anestezion, i cili ndihmon në ndalimin e dhimbjes. Prandaj, vendosni një pikë apo dy te dhëmbi. /b.d