Ishte dënuar nga gjykata për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, shoferi 18 vjeçar me iniciale R.K rikthehet sërish në rrugë pa patentë dhe përplas një automjet të parkuar në bllok.
Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 20 Majit në rrugën Ibrahim Rugova aty ku 18 vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin e tij me shpejtësi dhe pa patentë.
Ai është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë. /a.ç