Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Besmir Huqi, 32 vjeç, banues në Durrës, i cili drejtonte automjetit tip “Volksëagen”, është ndaluar nga Shërbimet e Policisë Rrugore, për ti,u nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në masën 0,61 mg/l.
Pasi këtij shtetasi i është komunikuar masa e alkoolit të konstatuar, ka tentuar ti japë 50 euro punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.
Në pranga ka rënë edhe Frederik Ahmetsulaj, 26 vjeç, banues në Burrel -Mat, në drejtim të automjetit tip “Opel”, nuk ka respektuar semaforin e kuq në rrugën “Dritan Hoxha”. Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal./a.ç