TIRANE- Një ditë më parë, Monika Kryemadhi tha se bashkëshortin e saj Ilir Meta e sheh ende ashtu sikur e ka njohur ditën e parë. Në emisionin “Xing” ajo tha se dëshira e saj më madhe ishte të bëhej bashkëshortja e Metës, dhe se ndihej e lumtur përkrah tij.
Por kaq nuk ka mjaftuar që Monika të shprehë dashurinë e saj për bashkëshortin. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ditën e sotme, ajo thotë se Ilir Meta është ylli që e ndriçon.
“Mirëmëngjes! 🙂🙂🙂🙂
Moti nuk premton nje ditë të bukur, por unë e zbukurova me ⭐ që më ndricon edhe në ditët e mia të vështira.❤️Si për të dielë kalova pak më shumë kohë me familjen time, por dhe pse u perpoqëm nuk ja dolem dot të mos flasim për fushatën. Sepse motorrët e LSI për fushatën nuk kanë pushim as në fundjavë, as për festa, madje as pas fushate. Pikërisht për këtë do të jemi forcë e parë në këto zgjedhje, per t’i treguar të gjithëve se nuk jemi aktivë vetëm në fushatë, por gjatë gjithë kohës, pa pushim dhe lodhje për të qënë pranë problemeve dhe halleve tuaja. Sepse për ne familja është më e shtrenjte dhe më e rëndësishme se çdo politikë apo marrëveshje që bëhet në emër të saj. Ne jemi një familje me zemër të madhe, ku ka vend për të gjjthë ata që besojnë te vlerat. #LsiForceePare #FamiljaJoneeMadhe ❤️❤️🔥🔥🔥😁😁”, shkruan Monika Kryemadhi në rrjetin social “Facebook”./a.ç