Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës.
Një 20-vjeçar u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë mbeti i plagosur. Menjëhere pas ngjarjes ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ku është futur në operacion. Burimet thonë se ka marrë një plumb në arterie. I plagosuri eshte Emiljano Zefi, polic ushtarak, shkruan panorama.
Nderkohe, autori eshte Pashke Gjoni, kusheri me te plagosurin. Ai eshte shpallur menjehre ne kerkim, dhe sipas burimeve, ende nuk është kapur. Nuk dihen motivet e plagosjes./a.ç