Një 60-vjeçar ka humbur jetën teksa është hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabie” të Shkodrës, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Brahim Kurti, raporton oranews.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe depresive./a.ç