Një person i komunitetit Rom në Tiranë është dënuar me 12 vjet heqje lirie, pasi rezulton se ka plagosur me armë zjari dhe ka goditur me topuz, një nga aktivistët e një organizate jo fitimprurëse në Tiranë e ka lëndë të dëmtuar dy të tjerë. Aktivisti i kësaj organizate Valion Pacani, së bashku me dy shokët e tij, i kanë shpëtuar për mrrekulli plumbave të kallashnikovit, dhe momentit të goditjes me thikë, nga një person i komunitetit Rom. Gjithçka ka ndodhur vitin e kaluar, kur në periudhën e rreshjeve të dendura të shiut, shumë baraka ku jetojnë familje të komunitetit Rom, janë përmbytur nga uji.Aktivistë të organizatës jo fitim prurëse, kanë shkuar në ndihmë të këtij aktiviteti, duke punuar dhe shërbyer këtij komuniteti. Por disa nga Romët, kanë keqkuptuar veprimet humanitare të aktivistëve, dhe për pasojë kanë filluar të konfliktohet me ta, pasi dyshonin se ata kishin mbëritur në vendin, ku ishin strehuar Romët, me qëllim largimin e tyre. Konflikti deri aty sa aktivitët ,të sulmohedshin me gurë dhe mjete të forta si topuzë e deri tek thikat dhe kallashnikovët. Si pasojë e kësaj situate, njëri nga aktivistët e kësaj organizate Valion Pacani, ka mbetur i plagopsur me armë zjari nga shtetasi me inicialet A.I. Pas kryer së krimit, ky i fundit më pas ka hedhur armën në bregun e lumit dhe është larguar. Pak ditë më pas ai është arrestuar nga policia dhe se disa ditë më parë gjykata e Tiranës e ka dënuar me 18 vjet heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur për A.I në 12 vjet heqje lirie.
Shkuan për t’i ndihmuar i presin me topuz e kallash
Nga shqyrtimi gjyqesor rezultoi se aktivistë të organizatës jo fitimprurëse, duke parë situatën e rënduar nga reshjet e shumta të shiut që kishin rënë, ku si rezultat i këtyre reshjeve shumë zona ishin përmbytur dhe shumë banorë kishin mbetur pa strehë, kryesish ato të komunitetit Rom që banonin në vendin që i thonë “Bregu i lumit” etj, kanë vendosur që të shkonin tek parku që kishin ndërtuar për disa persona, në godinat që përdoren nga emergjencat civile me qëllim që të shikonin mundësinë e strehimit të personave të tjerë që ishin prekur nga përmbytjet. Aktivistët meshkuj, pasi kanë mbrritur në qëndrën e Emergjencave Civile në Tufinë, kanë filluar vetë punë duke rregulluar çatin e një godine me qëllim që të përshtatej si mencë, ndërsa aktivistet vajza kanë nisur pastrimin e këtij kapanoni. Në qëndrën e emergjencave civile kanë ardhur edhe aktiviste të fondacionit “Soros” të cilët kanë parë vendin me qëllim që të krijonin mundësinë e strehimit të komunitetit Rom. Gjatë kohës që aktivistet e organizatës po punonin, aty është afruar shtetasi A.I antar i Komunitetit Rom i cili, si shumë të tjerë, kishte kohë që ishte strehuar në rulotat e kësaj qëndre dhe pa asnjë shkak ka filluar të debatojë me një nga aktivitët, duke i kërkuar këtij të fundit llogari se pse po bënte rregullime tek kapanonet e qendrës. Shtetasi A.I kishte frike se mos i largonin nga kampi. Debati midis tyre është acaruar sa që aty janë mbledhur dhe shumë banorë të tjerë të komunitetit Romë, të cilët kanë filluar të qëllojen me grushte dhe sende të forta aktivistin. Menjëherë aty ka ndërhyrë një person tjetër me qëllim që të qetësonte situatën, por pjestarve të komunitetit Rom u kanë ardhur në ndihmë edhe disa persona të tjerë, kryesishte gra dhe fëmijë, të cilët kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe shkopinjë dhe me një topuz në drejtim të tyre. Aktivistët janë munduar që të mbrojnë veten dhe të qetësojnë situatën duke ju bërë me dije anëtarëve të këtij komuniteti se askush nuk do të largohej nga kjo qendër.
Gjatë këtij konflikti shtetasi A.I ka goditur me një topuz që mbante në dorë shtetasin ** në pjesën e brinjëve të krahut të majtë dhe me pas ai ka nxjerrë nga brezi një thikë me të cilën ka tentuar që të qëllojë shtetasin ***, por nuk ka mundur që ta godasi pasi ai i është shmangur kësaj goditje. Në këtë kohë shtetasi A.I është shkëputur nga grupi dhe menjëherë ka vajtur tek ruloti i tij ku banon dhe që aty ka marrë një armë automatike tip “Kallashnikov” e më pas ka dalë nga ruloti, me armë në dorë dhe pa paralajmërim ka qëlluar në drejtim të aktivistëve, ku si rezultate i këtyre të shtënave është plagosur në shpatull shtetasi *** dhe në këmbë shtetasi *** në momentin e goditjes shtetasit *** është rrëzuar në tokë. Menjëherë shtetasi *** i ka dhënë ndihmë shtetasit *** duke e ngritur atë në këmbë dhe të gjithë aktivistët janë larguar me vrap në ndrejtim të rrugës kryesore për të dalë nga qëndra e emergjencave civile, por ato janë ndjekur nga anëtarë të komunitetit Rom nga pas, ndjekje e cila ka vashduar për një pjesë të rrugës dhe pastaj ato janë ndaluar.Në momemntin që aktivistët nuk kanë qënë më të rrezikuar aty shtetasi *** ka parë se shtetasit*** po i rridhte gjak nga kurrizi dhe ka konstatuar se ai ishte plagosur me armë zjarri. Menjëherë me një mjet të rastit shtetasi *** është dërguar për ndihmë mjekësore në ambulacë dhe më pas me ambulancë ai është transportuar për në QSUT ku është shtruar në repartin kirurgjisë. Po kështu me armë zjarri në këmbë është plagosur edhe shoku i tij Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi në vendin e ngjarjes ka vajtur Policia Gjyqësore,e cila ka kryer veprimet e para hetimore si kqyerje të vendit të ngajrjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethana të ngjarjes, sekuestrimin në cilësinë e provës material të sendeve dhe gjurmëve të lëna nga autori etj.
Hodhi armën në lumë dhe u fsheh
Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë metalike në formë shisheje të goditur. Një bërthamë predhe e dëmtuar nga njëra anë, si dhe një sqepar,një topuz dhe sende të tjera të hedhura në mënyrë të ç’rregullt afër kapanonin ku po punonin aktivistët e shoqërisë civile. Predha metalike së bashku me topuzin me vendim të Oficerit të Policisë Shkencore janë dërguar për ekspertim tekniko–balstik. Ndërkohë i pandehuri A.I me qëllim që ti shmangej përgjegjësisë ligjore, menjëherë pas ngjarjes ka hedhur armën automatike në anë të lumit të Tiranës dhe me pas është fshehur në zonë. Pak kohë më vonë është bërë lokalizimi dhe kapja e të pandehurit A. I nga ana e policisë. I pyetur në lidhje me ngjarjen i pandehuri ka pranuar faktin se është konfliktuar me aktivistetë e organizatës jo fitimprurëse, tek qëndra e emergjencave civile, ku ai dhe familja e tij kanë qënë strehuar prej kohësh dhe se në gjaknxehtësi e sipër ka vajtur tek ruloti i tijë dhe që aty ka marrë një armë automatike që e mbante pa leje të oraganeve kopetente dhe me të ka qëlluar në drejtim të aktivistëve duke plagosur shtetasin Valion Pacani e dy shokët e tij dhe pas këtij moneti ai është larguar nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën automatike në lumin e Tiranës.
Dënimi
Pak ditë më pas ai është arrestuar nga policia dhe se disa ditë më parë gjykata e Tiranës e ka dënuar me 18 vjet heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur për A.I në 12 vjet heqje lirie.
Arma në lumë
I pandehuri A.I me qëllim që ti shmangej përgjegjësisë ligjore, menjëherë pas ngjarjes ka hedhur armën automatike në anë të lumit të Tiranës dhe me pas është fshehur në zonë. Pak kohë më vonë është bërë lokalizimi dhe kapja e tij./a.ç