Një pasagjer turk u përpoq të thyente derën e një aeroplani komercial nga Los Anxhelos në Honolulu, mbrëmjen e të premtes, raporton “RT”.
Avionët ushtarakë të Gardës Kombëtare të Hawai-t u detyruan të ngriheshin në fluturim për të shoqëruar mjetin e “American Airlines”.
Anëtarët e ekuipazhit dhe një oficer policie kanë ndalur qytetarin turk që u përpoq të thyente derën e kabinës. (b.an)