Është miliarder me prejardhje shqiptare, por që nuk ka shtëpi. Vështirë e besueshme, por kjo është e vërteta. Të gjithë e njohin Aleksandër Moisiun. Ai është një prej shqiptarëve më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Madje, para Luftës së Parë Botërore ai çmohej si një prej aktorëve më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Aleksandër Moisiu ishte biri i Moisi Moisiut, një tregtari të pasur nafte në Kavajë.
Sidoqoftë, ai në moshën 19-vjeçare vendoset në Vjenë të Austrisë së bashku me nënën Amalia dhe dy motrat e tij. Atje ai martohet me Marian, me të cilën më pas lind vajzën Bettina Moisiu.
Ndërkohë, Aleksandër Moisiu vdes në vitin 1935 në moshën 56-vjeçare, Betina sot është gjallë dhe ka plotë 91 vjet. Madje, ajo ka edhe një djalë të pasur dhe të famshëm.
Bëhet fjalë për Nicolas Berggruen, filantropistin dhe një prej themeluesve të “World Post”. Nicolas me prejardhje shqiptare është një prej “shqiptarëve” më të pasur sot në botë. Pasuria e tij shkon në 2 miliardë dollarë, ndërsa çudit fakti se ai nuk posedon shtëpi të tijin. Për këto dhe detajet tjera lexojeni rrëfimin e jetës së shqiptarit më të pasur në botë.