Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Gjirokastër, pasi në stan i është gjetur një sasi lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa.
Policia sqaron se në pranga ka rënë Muzafer Shkrepa, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër. Arrestimi në flagrancë i 61-vjeçarit u bë pas kontrollit të ushtruar në stanin tij, ku u gjet dhe sasia prej 4.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./a.m.