Një rast pedofilie në Lushnjë është zbuluar nga Policia. Uniformat blu ndaluan 66-vjeçarin Selman Çarçiu, pas urdhrit të Prokurorisë.
66-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale më të mitur. Nga të dhënat paraprake mësohet se, Çarçiu ka kryer marrëdhënie seksuale në banesën e tij në një periudhë prej 3 muajsh me një të mitur. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rreth një muaj e gjysmë më parë një mësues në fshatin Zharnec, të Divjakës, u vu në pranga nga Policia e Lushnjës, pasi kishte kryer marrëdhënie me nxënësen e tij në ambientet e shkollës.