Shfrytëzimi i minorenëve, është kur bëhet fjalë për fëmijët e tu dhe kur motivohet për nxjerrjen e bukës së gojës është e dënueshme dhe me burg madje për veprën penale të keqtrajtimit të të miturit.
Këtë fakt e ka provuar Shpëtim Karimanllari, i cili është dënuar nga gjykata e Tiranës me 16 muaj burgim, pasi u shpall fajtor se kishte shfrytëzuar për lypje në rrugët e kryeqytetit dy nga 6 fëmijët e tij. Gjatë procesit gjyqësor, babi i gjashtë fëmijëve u justifikua se i nxorri të dy fëmijët për lypje për shkak të gjendjes mjaft të rëndë ekonomike.
“E kam kryer këtë veprim për të siguruar sado pak të ardhura me qëllim që të mbajë me bukë familjen, pasi unë jam i pa punë dhe pa asnjë të ardhur tjetër”, ka thënë ai raporton tch.
Por as kjo dëshmi dhe as pendesa e treguar gjatë gjykimit, nuk e shpëtuan babain e gjashtë fëmijëve nga dënimi me burgim. Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 16 muaj burgim, duke zbatuar në mënyrë strikte ligjin për keqtrajtimin e të miturve.
Por ky vendim përveç faktit që ka vënë pas hekurave një kryefamiljar që shfrytëzonte fëmijët për të siguruar të ardhura, duke se ka rënduar më shumë gjendjen e familjes Karimanllari, pasi Shpëtimi ishte i vetmi që punonte./a.m.