Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka folur sot pas mbledhjes me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai tha pas mbledhjes se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës ishte goditje për partitë e vogla.
“Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ka pasur një lloj transparence mes nesh.
Marrëveshja nuk është zgjidhja më e mirë, por ne tani jemi para fakteve të kryera. Kjo është një goditje për partitë e vogla politike, por megjithatë do ta vuajë më shumë e majta. Ngjalat nuk janë më të përshtatshme”, tha Ndoka./a.ç/javanews.al