Në vetëm pak vite, uji i lumit Drin në lagjen “Bahçallek” në Shkodër ka gërryer një pjesë të madhe të tokës, duke iu afruar ndjeshëm banesave të zonës. Banorët shprehen se shtëpitë e tyre janë të rrezikuara nga erozioni dhe shumë shpejt mund të shemben. “Është një problem që nuk është i sotshëm faktikisht, por tashmë ka ardhur fundi dhe kjo situatë nuk duron më për asgjë.
Lumi Drin në Zallë DardhëLumi Drin ka agravuar në atë mënyrë sa po nuk u morën masa shpejt e shpejt, është e vështirë pastaj për të ndaluar dëmet që mund të bëjë. Këtu rrezikohen rreth 40 banesa. Lumi Drin shtëpinë më të largët e ka 20 metra”, thotë Hamdi Mustafa, banor i lagjes. Një tjetër banor, Nasir Bushati, u shpreh se lumi Drin është bërë problem për të gjithë lagjen. “Në këtë soj halli që është lumi Drin nuk ka qenë asnjëherë, shkruan panorama.
Ka marrë një kthesë të çuditshme dhe godet me rrjedhë komplet pjesën e tokës dhe po u afrua edhe më shumë, atëherë di t’ju them se për një muaj nuk shpëton lagjja jonë”, shprehet Bushati. Edhe më përpara komuniteti i lagjes “Bahçallek” ka ngritur këtë shqetësim për gërryerjen e tokave nga lumi Drin, por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Bashkia Shkodër ka dijeni prej kohësh për gërryerjen e tokës në këtë lagje dhe rrezikun që vjen nga lumi Drin për banesat aty. Nënkryetari i Bashkisë, Arben Gjuraj, shprehet se përgjegjësinë e ka bordi i kullimit dhe Ministria e Bujqësisë. “Në fakt, ajo që ndodh në ‘Bahçallek’ është prej shumë vitesh problematikë./a.ç