Në kuadër të aksionit të goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike policia e Lezhës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Horizont”.
Si rezultat i tij goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike u sekuestruan në total 190 kg lëndë narkotike marijuanë, ndërsa u vunë në pranga 4 shtetas si dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.
Në Kurbin , u arrestuan 3 shtetas , 1shtetas u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Në Lezhë u arrestua 1 shtetas si dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Me datë 18.05.2017, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar , u finalizua me sukses operacioni i gjerë antidrogë në rang Qarku i koduar “Horizont ” .
Si rezultat i tij u goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Konkretisht :
Në Kurbin , në vendin e quajtur Fushë – Mamurras , u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg.
U arrestuan në flagrancë të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike , 3 shtetasit :
– Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë
-Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë
– Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në Lezhë , në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e shtetasit Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë si posedues i saj.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./a.ç