Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se kësaj partie i janë bashkuar mbi 200 anëtarë të rinj nga Ferizaj me rrethinë.
Sipas AAK-së, të rinjtë u anëtarësuan me besimin se kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, më në fund do të udhëheqë Kosovën në një etapë të re të zhvillimit.
“… iu bashkuan AAK-së mbi 200 anëtarë të rinj nga Ferizaji me rrethinë. Ky është aderimi më i madh prej nominimit të Ramush Haradinjat për kryeministër të Kosovës.
Ata thanë se kishin ardhë me besimin në AAK dhe në Ramush Haradinajn, se më në fund do ta udhëheqë Kosovën në një etapë të re të zhvillimit”, thuhet në njoftimin e AAK-së. (b.an)