Nga Spartak Ngjela
Kjo që ndodhi ishte garantimi i procesit ndëshkues të korrupsionit shtetëror shqiptar.
l.
Kjo që pamë sot Nuk ishte një marrëveshje e dalë nga bisedimi, u tremb Saliu: ky është thelbi.
Forca amerikane i ndihu moralitetit në Shqipëri.
Vetingu u mor: këtu fituan shqiptarët; dhe koha tregoi se amerikanët janë thellësisht të inteteresuar dhe njësh me interesin shqiptar.
Sot ata, në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve, siguruan vetingun dhe avancimin e Reformës në Drejtësi.
Të tjerat janë llafe.
Marrëveshja amerikano- shqiptare për eliminimin e Çadrës, forcoi më tej aleancën shqiptaro-amerikane.
Të tjerat pozitivitete historike do t’i shohim që këndej e mbrapa.
ll.
Shqiptarët dhe Shqipëria duke shkatërruar qëllimin e Çadrës, i mbyllën të gjitha orekset e Athinës, Shkupit, Beogradit dhe vetë Moskës; dhe siguruan interesin shqiptar në progres në Ballkanin Perëndimor.
Të gjithë duhet të gëzojnë: rrënimi i korruosionit shqiptar sot fitoi garancinë e procesit të ndëshkimit të të korruptuarve.
Gëzim shqiptar kudo: në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup.
O tempora, o mores!