Nga Gjergj Bojaxhi
I nderuar qytetar,
Nëse deri më tash ke qenë zgjuar, tani fillo e dremit një copë të mirë here, pasi pazaret e dy partive të mëdha u mbyllën.
Ata tani po flasin për ca ëndrra që i dinë përmendësh dhe do të t’i kujtojnë deri ditën e zgjedhjeve.
Më thuaj, në cilën pikë të marrëveshjes kuptove se do fillojë beteja kundër vjedhjes së votave? -Ministrja e Shëndetësisë?
Cila pikë e marrëveshjes do sigurojë një sistem të fortë dhe të drejtë zgjedhor? – Heqja e zv/kryeministrit?
Ku flitet për konturet e Republikës së re? – në drejtorët e hequr?
Perdja e teatrit të zakonshëm ra. Nëse ke dëshirë të shijosh zgjatimin e këtyre ëndrrave gënjeshtra, rri e fli, por, kupto se në asnjë pikë të kësaj marrëvjeshjeje nuk flitet për ty, për të drejtat e tua, për mundësitë e tua, për përpjekjet e tua.
Sapo pamë dy faqet e së njëjtës monedhë- hipokrizia dhe dallaveret e mëdha politike. Por është një monedhë së cilës i bie vlera nga dita në ditë.
Tani është radha jote, i nderuar qytetar të marrësh vendimin e duhur, të bësh zgjedhjen e duhur.
SFIDA PER SHQIPERINE e ka rrugetimin pa keto histori pazaresh. Ndaj, eja me ne, sepse nje çader apo nje republike e grisur si kartemonedhe, nuk eshte e ardhmja e femijeve tane.