Pas mbledhjes së kryesisë së PS, ku deputetët u njohen me detajet e marrëveshjes së arritur mes Bashës dhe Ramës, kryeministri ka deklaruar se “e filluam me një ‘McAllister plus’ dhe e mbaruam me një “Big MC”
Rama nënkuptoi se përvecc propozimit të gjermanit David McAllister, opozitës i është dhënë shumë më shumë nga paketa e ofruar nga perëndimorët.
Pas mbledhjes së kryesisë së PS, deputetët janë drejtuar për tek Piramida ku do të mbahet një takim me votuesit për herë të parë./javanews.al/a.ç